Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë në metronë e Parisit, tre gra të lënduara


Tre gra u sulmuan me thikë në stacionet e metrosë së Parisit, République, Arts et Métiers dhe Opéra, të premten pasdite.

 Të gjitha viktimat morën trajtim mjekësor, ndërsa autori i dyshuar u arrestua shpejt falë imazheve të kamerave CCTV dhe të dhënave të telefonit celular, njoftoi prokuroria.

Sipas një zyrtari të prokurorisë, rreth orës 16:00, një burrë sulmoi radhazi tre gra me thikë në linjën 3 të metrosë, duke u ndalur në tre stacionet përkatëse, përcjell Euronews.

 Identifikimi i tij u realizua përmes pamjeve të sigurisë dhe gjurmimit të pozicionit të telefonit të tij.

Operatori i transportit publik parizian, RTAP, njoftoi se zjarrfikësit shkuan menjëherë për të ndihmuar viktimat, policia mbërriti në vendngjarje, dhe ekipet e sigurisë u vendosën për të forcuar sigurinë në linjën e metrosë.