
Një aksident ka ndodhur në aksin Qafë Pllocë – Pogradec, pasditen e sotme, ku një mjet ka përplasur një person me biçikletë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.
I plagosuri ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, ç’ka mund të ketë sjellë edhe aksidentin.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.