Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli përballet me një valë të re dronësh nga Egjipti



Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po përballen sërish me përpjekje të shumta për të futur dronë kontrabandë nga Egjipti. Një zyrtar i sigurisë në një komunitet kufitar tha se pas heqjes së një sistemi të vendosur për të ndaluar dronët, “vetëm tre orë më vonë, gjithçka u rikthye”, përcjell YNetNews.

Përveç dronëve, IDF po përballet edhe me kontrabandën ajrore përmes helikopterëve sulmues. Sipas një piloti helikopteri, çdo objektiv sillet ndryshe dhe se janë ende në një proces mësimi. Ai tregoi se sapo kontrollorët ajrorë i drejtuan drejt një objekti të afërt, u vunë në gatishmëri, fluturuan drejt objektivit dhe e identifikuan vizualisht.

Një oficer i kontrollit ajror shtoi:

“Puna jonë është të zbulojmë dhe të parandalojmë çdo infiltrim me dronë dhe UAV në territorin tonë”. Sapo u vunë re dronët, helikopterët sulmues dhe forcat tokësore u mobilizuan menjëherë, duke përdorur të gjitha burimet e mbikëqyrjes për të ndaluar objektivat.

Statistikat e fundit tregojnë për një rritje të konsiderueshme të përpjekjeve për kontrabandë: gjatë tre muajve të fundit janë regjistruar 896 tentativa për të futur dronë nga Egjipti, krahasuar me 464 gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2024. IDF thotë se sfida për të mbrojtur hapësirën ajrore izraelite vazhdon të jetë e madhe.