
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve nëse vendi qeveriset nga një qeveri teknike për të paktën gjashtë muaj.
Ai tha se kjo është domosdoshmëri për vendin në kushtet ku ndodhet pas skandaleve të njëpasnjëshme.
“PD-në e shoh fituese nëse kemi një qeverisje të paktën 6 mujore teknike, të përbashkët. Sot e shoh domosdoshmëri. Në këto kushte zgjidhja e vetme është tërheqja e qeverisë aktuale nga pozicioni i saj drejtues i qeverisjes dhe hapja e rrugës së një qeverie të përbashkët të gjithë faktori politike shqiptar, të majtë të djathtë, shoqëri civile”, tha Teliti në Neës24.
Ai shprehur kritika të forta lidhur me miratimin e buxhetit të vitit 2026 në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teliti tha se buxheti 400 milionë eurosh jo vetëm që nuk kiste asnjë lloj transparence, por mbi të gjitha nuk përfaqëson interesat dhe shqetëesimet e qytetarëve.
“Ka qenë një vit intensiv, sfidues me kauza që duhet t’i mbronim. Na kanë vënë shumë shkopinj nëpër këmbë, nga ana e mazhorancës. Kërkesën tonë bazike për të diskutuar se si po menaxhohet puna në bashkinë Tiranës. Kemi drejtorë që lëvizin mëngjes drekë darkë dhe nuk bëjnë transparencë mbi asnjë shpenzim të kryer në Bashkinë e Tiranës. Këshilli Bashkiak ka një mangësi sepse detyron mbledhje një herë në muaj që nuk është normale. Këshilli Bashkiak duhet të mblidhej çdo javë. Ne përballemi me një censurë ekstreme sa i përket fjalës. Në vërtet mund të bëjnë çmos për të mbyllur gojën, por ne transparencën me qytetarët e bëjmë edhe në forma të tjerë, nëpërmjet mediave apo reagimeve të ndryshme. Sot bashkia e Tiranës ka para të mbledhura që nuk i ka shpenzuar dot dhe është fenomeni i fondeve të bartura…I ka marrë paratë, por nuk ka qenë i aftë për të dhënë shërbime”, tha Teliti.