Vendosni fjalën kyçe....

SHBA kryen sulm kundër ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë


Shtetet e Bashkuara kryen një sulm kundër militantëve të Shtetit Islamik në veriperëndim të Nigerisë me kërkesë të qeverisë së Nigerisë, thanë të enjten Presidenti Donald Trump dhe ushtria amerikane, duke pretenduar se grupi kishte synuar të krishterët në rajon.

“Sonte, sipas udhëzimeve të mia si Komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër ISIS-it në Nigerinë Veriperëndimore, të cilët kanë synuar dhe vrarë mizorisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm, në nivele të papara për shumë vite, madje edhe shekuj!”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Komanda e Afrikës e ushtrisë amerikane tha se sulmi u krye në shtetin Sokoto në koordinim me autoritetet nigeriane dhe vrau disa militantë të ISIS-it. Një deklaratë e mëparshme e postuar nga komanda në X tha se sulmi ishte kryer me kërkesë të autoriteteve nigeriane, por kjo deklaratë u hoq më vonë, shkruan Reuters.

Sulmi vjen pasi Trump në fund të tetorit filloi të paralajmëronte se Krishterimi përballet me një “kërcënim ekzistencial” në Nigeri dhe kërcënoi të ndërhynte ushtarakisht në vendin e Afrikës Perëndimore për atë që ai e quan dështim të tij për të ndaluar dhunën që synon komunitetet e krishtera.