
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka shkruan se projektligji i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor parashikon nisjen e luftës kundër korrupsionit për vendet e rajonit dhe ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.
Noka shkruan se sipas projektligjit, korrupsioni politik sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike duhet luftuar me çdo kusht.
“Projektligji amerikan “Ëestern Balkans Democracy and Prosperity Act” parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.
SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që #qeveria #shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.
Ligji thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike.” – shkruan Noka.