
Kreu i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti theksoi mbrëmjen e sotme mevojën e riorganizimit të partisë.
Ai tha se pas analizës së brendeshme do ketë faza të tjera që vetëpërmirësimit të strukturave të partisë.
Sipas tij, PD-ja ka nevojë të pasurohet edhe me elementë që vijnë nga jashtë strukturave, tha ai në rubrikën Kjo Javë në Neës24.
“Opozita shqiptarë gjatë këtyre 13 viteve ka bërë shumë protesta. Disa kanë qenë produktive disa jo dhe aq. 44 protesta para Bashkisë së Tiranës, rezultuan të suksesshme. Nuk ndaluam asnjë moment. Tani është rasti për t’u bërë e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverisjen aktuale, ku sot shkeljet dhe abuzimet që janë bërë janë të mëdha. Ajo që është për t’u thënë sot është ndërgjegjësimi që ne duhet t’u bëjmë qytetarëve , informacioni që duhet t’i japim me takimet tona. Siç po bëhen edhe këto ditë që po flasim. Kur ne i shpjegojmë qytetarëve se çfarë ka ndodhur realisht, vjedhjet e Ballukut situata pastaj vjen më ndryshe. Përfaqësues të opozitës që nga lidershipi i saj, e kanë thënë që opozita ke nevojë të përmirësojë veten e vet. Pra që ne kemi nevojë të përmirësojmë vetën tonë është fakt i pamohueshëm dhe këtë nuk e mohon askush. Ky proces përmirësimi ka fazat e veta. Ne jemi në proces analizë të brendshme. Edhe kjo Foltore në formatin e vet protestës. Edhe ajo e bashkisë që të gjithë talleshin, ajo e mbajti gjallë temën e Bashkisë së Tiranës. Objektivi ynë ishte largimi i Veliajt nga zyra u arrit, por nuk kemi arritur largimin e modelit Veliaj. PD ka lidershipin e saj, ka nevojë të pasurohet edhe nga njerëz që vijnë nga jashtë. Por PD si çdo parti që është e lirë dhe mendim ndryshe është i mirëpritur.” – tha Teliti.