
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Koplikut, ku një i ri ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:40, shtetasi E.K., 27 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa po vendoste panele diellore në një magazinë.
Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.