Vendosni fjalën kyçe....

Kontrolle të SPAK/Policia nis hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe bashkëpandehurve, përfshirë biznesmenë



Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, po zhvillon kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, si dhe disa bashkëpandehurve të tjerë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet po kryhen me vendim të Gjykatës së Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO) pas kërkesës së SPAK. Në hetime janë përfshirë edhe disa biznesmenë, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar.

Deri tani nuk ka konfirmime për masa sigurie apo arrestime lidhur me këto kontrolle, ndërsa organet e drejtësisë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të çështjes.