
Një përgjim radiofonik tregon trupat e uritura ruse që “zbulojnë se po përfundojnë në kanibalizëm”, shkruan media britanike Express. Pretendimi nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) lidhet me ushtarët pushtues në rajonin e Zaporizhzhias, shkruan Express.
“Për shkak të mungesës së ushqimit, pushtuesit po mprehin thikat dhe po bëhen gati të hanë shokët e tyre më të rinj,” tha agjencia e spiunazhit.
Një përgjim thuhet se ka regjistruar një rus duke thënë: “Do të hamë njëri-tjetrin, çdo gjë ka marrë fund këtu. Po kërkojmë tashmë për dikë më të ri. I kam mprehur thikat e mia. Nuk më intereson se kë duhet të ther. Thjesht dua të ha. S’më bëhet vonë për askënd tjetër.”
GUR-i deklaroi: “Kanibalizmi po bëhet një praktikë e zakonshme mes ushtarëve rusë. Në qershor të këtij viti, u bë e ditur se një ushtar i Divizionit të 68-të të Këmbësorisë Motorike të Forcave Armatosura Ruse kishte ngrënë ‘shokun’ e tij për dy javë.”