
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët për Krishtlindje, duke ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Ai publikoi një pamje nga frontispici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, dhe uroi:
“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen!”
Urimi i kryeministrit vjen në ditën e festës së lindjes së Jezusit, një moment i rëndësishëm për besimtarët katolikë dhe ortodoksë, duke rikujtuar vlerat e shpresës, paqes dhe bashkëjetesës.