Vendosni fjalën kyçe....

Profeti i vetëshpallur njoftoi fundin e botës dhe u mori njerëzve lekët, pastaj njoftoi se Zoti e shtyu Apokalipsin (Video)


Profeti i vetëshpallur ganez, Ebo Noah, deklaroi se Zoti do t’i jepte fund botës me një përmbytje të re më 25 dhjetor 2025, duke u bërë thirrje ndjekësve të tij të financonin ndërtimin e 8 arkave.

Shumë prej tyre shitën pasurinë dhe ia dorëzuan paratë. Tashmë, ai ka deklaruar se apokalipsi është shtyrë.

Ebo Noah pretendon se Zoti i dha më shumë kohë dhe e udhëzoi ta zgjeronte projektin e arkave për të strehuar këdo që kërkon shpëtim.

Ndërkohë, ai është parë duke shkuar në një ushqimore me një makinë të re luksoze “Mercedes”.