Vendosni fjalën kyçe....

Ndreu: Qeveri teknike? Kurrë. Ku ka ndodhur që bie ministri e shkohet në zgjedhje


Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorikë mbajtjen e zgjedhjevet të parakohshme nën një qeveri teknike.

I ftuar në rubrikën “Kjo Javë” në News24, ai tha se nuk është parë e dëgjuar që largimi a shkarkimi i një ministri a rënia e kryeministrit të ketë çuar në rënien e qeverisë.

Ndreu tha qeveria e PS-së është mandatuar për të qeverisur dhe do e bëjë këtë.

“Qeveri teknike? Asnjëherë në botë. Ka zero shans që të ketë qeveri teknike, ka zero shans që të bjerë Partia Socialiste. PS është sigël, është ekip, nuk është person. Pasi ju i ngatërroni gjërat. Edhe nëse iku un nesër nga PS për ndonjë arsye nuk ndodh asgjë, puna vazhdon. Mazhoranca ka punët e veta. Është shumëfish më e besuar në çdo punë në Lezhë. Dhe do të jetë…Sa kohë revolucionin antikorrupsion e drejton ai që shkon çdo të hënë në SPAK, nuk kemi çfarë të themi. Unë në shprehem se ky vend sovran me një qeveri e vendosi si një nga objektivat duke pasur parasysh edhe pasojat ndaj  vetes, nuk foli kurrë. Ne i kemi numrat jemi mandatuar. Ku ka ndodhur në botë që të bie një ministër dhe shkojmë në zgjedhje? Bie kryeministri dhe nuk shkohet në zgjedhje. Akoma pa marrë vendimin e Gjykatës, këtu thuhet bie qeveria, nuk shkon kjo. Nëse piqen kushtet ne mund të themi që do dalim para opinionit publik dhe do testohemi prapë. Opozita apo zotëria që s’desha me ja përmend emrin është e njëjta kasetë që e ka futur aty dhe thotë që kemi vjedhje të zgjedhjeve.” – tha Ndreu.