
Segmenti Kukës–Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit vijon të mbulohet nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në trase, gjë që ka krijuar vështirësi në shikueshmëri për drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht kushteve atmosferike të pandryshuara gjatë këtij muaji, deri më tani nuk janë regjistruar incidente apo problematika të lidhura me qarkullimin rrugor në këtë zonë.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të përdorin dritat e mjegullës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit. Parashikimet sinoptike sugjerojnë se mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim, ndërsa priten edhe reshje bore.