Vendosni fjalën kyçe....

“Do Zoti vdes ai person” – Zelensky bën urimin e pazakontë në mesazhin e Krishtlindjes


Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky shfrytëzoi fjalimin e tij të pragut të Krishtlindjes për të uruar që një person i caktuar i paidentifikuar, me sa duket presidenti rus Putin, “të vdesë”, përpara se t’u kërkonte ukrainasve të luteshin për një dëshirë më të madhe – paqen për vendin.

Në një videomesazh të publikuar të mërkurën në kanalin e tij në Telegram, Zelensky i lidhi komentet e tij me sulmet ruse në territorin ukrainas dhe e cilësoi festën si një çast bashkimi kombëtar, shkruan Rt.

“Sot, ne të gjithë ndajmë një ëndërr… ‘U bëftë që ai të vdesë’, mund të mendojë secili prej nesh me vete,” tha Zelensky, në një referencë të tërthortë për presidentin rus Putin, pa e përmendur atë me emër.

“Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe,” shtoi ai.

Të mërkurën, Zelensky shpalosi një draft-kornizë paqeje me 20 pika, për të cilën ai pretendon se Kievi ka diskutuar me SHBA-në, duke e paraqitur dokumentin si një bazë të propozuar për përfundimin e armiqësive.