
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, së bashku me ish-punonjësin e IMT Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, janë marrë zyrtarisht të pandehur në lidhje me çështjen e hakerimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas akuzës, tre të dyshuarit përballen me veprat penale të përgjimit të paautorizuar dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, raporton Balkanweb.
Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti i dyshuar ka përfshirë ndërhyrje të paligjshme në sisteme dhe komunikime të mbrojtura.
Ismaili ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e SPAK ditën e sotme, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.