
Sekretari i Përgjithshëm I PD-së Noka, konfirmoi përjashtimin e Ervin Salianjit nga kryesia e partisë. Ai tha se Salianji ishte vetëpërjashtuar që kur ishte ulur në tavolinë me Ergys Agasin e Suel Çelën.
I ftuar në News24, ai tha se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat opozitare për të rrëzuar narkoshtetin e Edi Ramës.
“Unë flas për PD, zotëria nuk është as anëtar i Kryesisë as i ndonjë strukture të PD. Që kur vetëpërjashtoi veten nuk është më, që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka lidhje më. Është vetëpërjashtuar, PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijë të kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atë vijë vetëpërjashtohet dhe kjo është histori e mbyllur.
Pse s’i pyetni këto parti pse nuk bashkohen me ne? Sikur PD të mos i shtrinte dorën e bashkimit në një front, kjo pyetje do të qëndronte pr ne. por ne e kemi shtrirë dorën vazhdimisht dhe e mbajmë dorën e shtrirë ndaj cdo force opozitare që të bëhemi bashkë kundër narkoregjimit. Kjo ka qenë dhe është deviza jonë e palëkundur. E keni ndjekur Berishën që në cdo dalje ka bërë thirrje të bashkohen, sigurisht kohë kanë. Ne jemi dakord që të ulemi me të gjithë pa asnjë kusht, mjafton që fronti opozitar të jetë i plotë. Ne nuk përjashtojmë asnjë nga këto, kush e ndjen veten më pranë opozitës, është i mirëpritur.” – tha Noka.