Vendosni fjalën kyçe....

Bashkimi Evropian i mbyll derën Edi Ramës


Ministeriali i Energjisë së BE-së ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare duke dalë me një vendim më 18 Dhjetor për skualifikimin e Shqipërisë; sa i takon detyrave që qeveria shqiptare ishte zotuar t’i realizonte në sektorin e energjisë.

Vendimi thotë se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërrmarë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë.

Aktualisht ministresha e Energjisë Belinda Balluku është nën akuzë; ndërsa një burim konfidencial i tha Hashtag.al se ky vendim i fortë vjen pas tre projekteve ku Balluku është investuar personalisht:

   1.TEC-i i Roskovecit, ku dyshohet si investitore dhe një koorporatë ruse

   2. ⁠Anijet Energjitike “Tigrat” në Vlorë

   3.⁠Destabilizimi i linjave të interkonjeksionit evropian për shkak të ujdive korruptive.

Më poshtë mund të lexoni të plotë vendimin e Sekretariatit të Energjisë të BE:

Vendim i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë

2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:

Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria

Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:

Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),

Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),

Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,

si dhe një sërë rregulloresh teknike të BE-së mbi:

alokimin e kapaciteteve,

menaxhimin e kongjestionit,

balancimin e energjisë,

emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit.

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin për masat përkatëse, duke shkelur:

vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,

si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 2 – Veprimet pasuese

1.Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.

2.Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.

3.Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.

Neni 3 – Hyrja në fuqi

Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.

Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.

Për të lexuar vendimin e plotë kliko Këtu