
Kryetarja e shoqatës së fëmijëve autikë Egla Bajrami denoncoi sot se kjo shtresë nuk e ka marrë ende bonusin e fundvitit.
E ftuar në News24, Bajrami, e cila është prind i një fëmije autik tha se nuk ka gjetur ende zgjidhje edhe pse ka trokitur në dyert e institucioneve.
“Nga informacionet që na janë dhënë, pasi na shkruajnë prindërit, me fjalë na kanë thënë “po”, por deri tani listat e personave me autizëm nuk janë përpiluar nga minibashkitë. Kjo kategori ka mbetur jashtë vendimit të qeverisë e cila ka akorduar bonus për të gjitha kategoritë në nevojë”, tha Bajrami.