Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar në Lezhë, vret veten nëna e tij pas marrjes së lajmit


Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në fshatin Lalm i Ri. Një 42-vjeçar u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij, ndërsa nga veprimet paraprake nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pas marrjes së lajmit, nëna e tij 72-vjeçare, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesë. 

Lezhë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.