Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, cenon hetimin”- Bardhi


Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp  tha se opozita kërkon mbledhjen një orë e më parë të mbledhjes pasi çdo ditë në liri e zv/kryeministres, cenon hetimin dhe rrezikon prishjen e provave.

Bardhi denoi shtyrjen e mbledhjes nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, duke e cilesuar “një akt politik I urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e tij dhe zv/kryeministres”.

“Së bashku me kolegët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, duam të dënojmë me forcë aktin e paprecedent që kryetari i Kuvendit me urdhër politik të Edi Ramës bëri gjatë shqyrtimit të kërkesës për ti dhënë SPAK autorizimin për të kërkuar në gjykatë arrestimin e Belinda Ballukut.

Si në asnjë rast tjetër, Peleshi ka shtyrë mbledhjen pa caktuar afat që ti hapë rrugë  seancës plenare.

 

Ky është një akt politik I urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e tij dhe zv/kryeministres.

Si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kemi kërkuar dhe kërkojme forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK.

Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK informuan dje në Kuvend se çdo ditë në liri e Belinda Ballukut nënkupton pengim të hetimeve, prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve.”