Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: USB-ja u kyç për t’i dhënë alibi Ballukut, kërkuam mbledhje transparente


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve se opozita ka kërkuar që seanca të zhvillohej në mënyrë të hapur për publikun dhe mediat, por kërkesa nuk u mor parasysh.

Ai shtoi se një nga çështjet kryesore ishte qasja e deputetëve te materialet e SPAK-ut.

“Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës, sepse nuk ka lexuar të plotë materialin,” tha Bardhi.

Pesë anëtarët e opozitës kërkuan që mbledhja të ndërpritej derisa deputetët të pajiseshin me dosjen e plotë dhe të dëgjonin prokurorinë dhe Ballukun të hënën në mëngjes.

Bardhi: Gazment Bardhi: Kërkuam që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët, për përfaqësuesit e medias dhe e hapur për opinionin publik. Kërkesa nuk u mor në konsideratë. Sot jemi marrë vetëm me procedurën. E para ishte nëse deputetët ishte apo e drejtë të kishin të plotë dosjen e sjellë nga SPAK. Ajo që deputetët e opozitës e kanë thënë gjithë këto ditë, u konfirmua nga SPAK. Po, secili deputet anëtar i Këshillit të Mandateve duhet ta ketë të plotë. Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës se nuk ka lexuar të plotë materialin. 5 anëtarët e opozitës në komision kërkuan që mbledhja të ndërpritej. Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të dëgjonin prokurorinë dhe të pandehurën Balluku të hënën në mëngjes. U zbulua skenari që Rama nuk e ka vendosur ende se ccfarë do të bëjë me Ballukun që të shohë deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe çfarë të dhënash ka për atë në dosje.