
Tensionet kanë vijuar edhe sot në Kuvend, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta gjatë një lidhjeje live në Facebook nga ambientet e Kuvendit. Berisha pretendoi se qarkullojnë zëra sipas të cilëve zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është larguar nga vendi.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh me tone të ashpra, duke iu drejtuar mazhorancës dhe duke përmendur emra konkretë.
“Shko gjeni Agasin, terroristin, pengmarrësin. Shkoni sillni Agasin”, tha Berisha, ndërsa nga salla u dëgjua reagimi i deputetit Flamur Balliu: “Mbylleni gojën”.
Në vijim të deklaratës së tij, Berisha shtoi: “Të dashur qytetarë, këta po mbrojnë një pengmarrës. Thuhet se lubia ka marrë dhenë, por s’jam i sigurt. Këta janë; vidh dhe ligj! Vidh dhe ligj! E gëzofshi! Me të dyja duart merreni. E gëzofshi atë… Me të dyja duart jua jap! Bashkë me të shoqen biles. Shko silleni Agasin”.