
Deputeti i PD, Gazment Bardhi, përmes një komunikimi për mediat, refuzoi të komentojë deklaratat e ashtuquajturit “ushtari i Suel Çelës”, duke iu referuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Bardhi paralajmëroi se shumë shpejt edhe Balla do të përballet me të njëjtën situatë si Balluku: “Deklaratat e ushtarit të Suel Çelës nuk i komentoj. Nesër do të jetë përballë nesh si e pandehur. Shumë shpejt edhe Balla do të jetë në të njëjtën karrige. Zoti Balla ngre kartonë jeshilë për çunat e Dubait.”
“Deklaratat e ushtarit të Suel Çelës nuk i komentoj. Nesër do jetë përballe nesh, si e pandehur. shumë shpejt edhe Balla do të jetë në të njëjtë karrige Zoti Balla ngre kartonë jeshilë për çunat e Dubait.
Veprimi i sotëm nuk ka lidhje me protestat që organizon opozita, por vetëm me nevojën që kanë shqiptarët për të rrëzuar regjimin.
Grupi këshilltar po përgatit kërkesën dhe do depozitohet menjëherë në Gjykatë Kushtetuese. Nga sot nuk kemi Avokat populli po një karagjoz që puth me duar e këmbë dhe provokon deputetë.
Por Edi Rama është kryekaragjozi”, tha ai.