Vendosni fjalën kyçe....

“Ka një gatishmëri e vendosmëri të jashtëzakonshme për revoltat që do rrëzojnë narkoqeverinë” – Berisha


“Protesta deri në shporrjen e qeverisë Rama” – tha kreu i PD-së Berisha pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Ai theksoi se vendimi ishte marrë nga kryesia ndërsa shtoi se ka një gatishmëri të jashtëzakonshme për nisjen e revoltave mbarëkombëtare. Berisha tha se pavarësisht se Rama po shkërmoqet, do jetë populli që e rrëzojë.

“Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar, çdo këshill kombëtar që shkojnë në një linjë e cila shënon vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave, të cilat do të ndërpriten vetëm, kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Me aq sa pashë sot jashtë mase. Ka një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka pasur ndonjëherë. Është një zhvillim, ndërgjegjësim i rëndësishëm dhe pozitiv. Pavarësisht se po shkërmoqet, pavarësisht se neë agoni përsëri duhet që populli ta krrejë. Edi Rama është pengu I Ergys pengmarrësit, njeriu që merr peng “ – tha Berisha.