Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve


Protestat e fermerëve vijojnë për të tretën javë radhazi në mbarë vendin, me bllokada në akse kryesore rrugore, kryesisht në Thesali, Greqinë e veriut dhe Peloponez, duke shkaktuar shqetësim serioz për funksionimin e ekonomisë, sidomos në prag të festave.

Policia Kufitare Kakavijë bën me dije se, sipas njoftimit të Policisë Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar ditën e sotme nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke).

Bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët. Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Njoftimi:

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.