Vendosni fjalën kyçe....

VanHorn takim me ministren Kumbaro: Forcim i bashkëpunimit me Shqipërinë në arsim dhe siguri


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar mbi mënyrat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme.

Ambasada thekson se bashkëpunimi përfshin partneritete afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, si edhe zhvillimin e kurrikulave të reja në fusha si siguria kibernetike dhe kriminologjia.

“Programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.