
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në breg të detit, në zonën e Lungomares.
Sipas uniformave blu viktima është identifikuar si Shezai Hoxha rreth 89 vjeç dhe paraprakisht bëhet me dije se vuante nga skleroza.
Viktima është parë nga disa qytetarë teksa ishte futur në det ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.