Vendosni fjalën kyçe....

Autorët e masakrës me 15 viktima në Australi nën ndikimin e ISIS-it


Të dyshuarit për terrorizmin në Bondi të udhëhequr nga “ideologjia e Shtetit Islamik”, udhëtuan së fundmi në ishullin filipinas të mbushur me ekstremizëm

Dyshja babë e bir, të akuzuar për masakrën në plazhin Bondi të Sidneit të dielën, ishin “të shtyrë nga ideologjia e ISIS-it”, thotë policia. Ndërkohë, autoritetet e Filipineve konfirmuan se dyshja udhëtuan së fundmi në një pjesë të atij vendi që ka qenë prej kohësh një vatër e ekstremizmit.

Dy burrat janë 50-vjeçari Sajid Akram, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, dhe djali i tij 24-vjeçar, Naveed Akram, i cili ndodhet në mbikëqyrje në spital dhe pritet të përballet me akuza të rënda.

Zyrtarët australianë të kundërterrorizmit besojnë se dyshja i janë nënshtruar një stërvitjeje të stilit ushtarak gjatë qëndrimit në Filipinet jugore muajin e kaluar, raportoi transmetuesi publik ABC të martën.

Dy flamuj të punuar me dorë të Shtetit Islamik u gjetën në një automjet të regjistruar në emër të të dyshuarit më të ri, i cili më parë ishte vlerësuar nga agjencia e sigurisë së brendshme të vendit dhe ishte konsideruar si jokërcënues, tha policia, shkruan CNN.

Autoritetet thonë se agresorët shënjestruan australianët hebrenj që festonin natën e parë të festivalit të Hanukkah. Sulmi, i cili la të vdekur 15 persona, është masakra më e rëndë me armë zjarri në vend në pothuajse 30 vjet. Aktualisht nuk ka prova që sugjerojnë se ka pasur persona të tjerë të përfshirë, tha policia.