
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke deklaruar se ky vendim, sipas tij, “mbyll çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit në rang të lartë”.
“Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës dhe i firmosur nga gjykatës të papërgjegjshëm mbyll çdo shteg çdo rrugë dhe mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe taksave të shqiptarëve.
Rama kreu aktin më të pashembullt në histori, për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara me Lubi Ballukun në tunelin e LLogarasë dhe jo vetëm. Çdo përpjekje për të ftuar korrupsionin nga persona me imunitet bëhet zero. Vendimi i dalë nga zyrat e Ramës.