Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri australian i përgjigjet Netanyahut: Nuk pranojmë lidhje mes njohjes së shtetit palestinez dhe sulmit


Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte lidhur sulmin në Bondi Beach me qëndrimin e Australisë për njohjen e shtetit palestinez, përcjell YNetNews.

Në një intervistë për Australian Broadcasting Corporation (ABC), Albanese hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk ekziston asnjë lidhje mes dy çështjeve.

“Nuk e pranoj lidhjen mes njohjes së një shteti palestinez dhe sulmit”, u shpreh kryeministri australian.

Deklarata e tij vjen pas komenteve të Netanyahut, të cilat kanë nxitur reagime dhe debat në skenën politike australiane, ndërsa qeveria në Canberra ka theksuar se qëndrimet e saj për çështjet ndërkombëtare nuk lidhen me akte dhune individuale apo sulme terroriste.