Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj thirrje qytetarëve: Koha të shporrim Ramën, hajdeni ta bëjmë si në Bullgari


Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër qeverisë Rama e të bëjnë të njëjtën gjë si qytetarët në Bullgari.

Lapaj dhe mbështetës të partisë së tij protestojnë prej disa ditësh para kryeministrisë kundër kreut të qeverisë Rama lidhur deklaratat e këtij të fundit ndaj Gjykatës Kushtetuese për “Çështjen Balluku”.

  “E patë çfarë ndodhi në Bullgari? Populli dorëzoi qeverinë të dorëhiqej. Nuk dolën brenda një jave por luftuan me muaj. Nga 5 u bënë 10, 10 mijë, e deri në dorëheqjen e qeverisë. Nuk ngelen pas edhe fermerët grekë, që kanë një javë që janë çuar për gjëra që ne nuk I konsiderojmë fare, i subvencionet. Ka ardhur koha të shporrim autokratin Rama.  Kini besim se ne mund t’ia dalim, nuk ka fuqi më të madhe se protesta e njerëzve të lirë dhe njerëzit kur bashkohen përballë atyre që na vjedhin. Të bashkojmë arsimtarët, fermerët, prindërit, të rinjtë kundër atyre që na vjedhin. Nuk ka katolik, ortodoks e mysliman në këtë histori, njerëz me ngjyrë e pa ngjyrë, të majtë e të djathtë. Ka vetëm 2 palë, ata që me një rënë të lapsit vjedhin miliona euro, dhe ne poshtë që punojmë për të na vjedhur ata. Duhet të bëhemi bashkë për t’i shembur e për t’i shporrur”, tha Lapaj.