Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve


Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për disa orë këtë të diel, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia Kufitare e Kakavijës, e cila njofton se fermerët në Greqi po vijojnë protestat e tyre dhe kanë theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kohës së protestës do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa mjetet e tjera nuk do të mund të kalojnë në këtë segment rrugor.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin këtë aks rrugor deri në normalizimin e situatës.