
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk e përjashton kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, duke theksuar se protesta e tij është e drejtë. Deklarata u bë gjatë një komunikimi me qytetarët, të zhvilluar këtë të diel.
Berisha u shpreh se e ka përshëndetur publikisht protestën dhe aktin e Lapajt, duke e cilësuar atë të ligjshëm dhe të drejtë.
“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë”, nënvizoi Berisha.
Gjithashtu, kreu i Partisë Demokratike bëri thirrje për protesta kombëtare më 22 dhjetor, të cilat sipas tij do të vijojnë deri në krijimin e një qeverie teknike.