Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Familjarët e Ramës janë përfshirë në tendera, qytetarët të bashkohen për protesta të fuqishme



Gjatë një komunikimi me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se familjarë të kryeministrit Edi Rama janë të përfshirë në tendera publikë, duke përmendur konkretisht disa raste në tunelin e Llogarasë.

Berisha theksoi gjithashtu rëndësinë që qytetarët të bashkohen në protesta të fuqishme, për të kundërshtuar këtë situatë.

“Është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë se si ka vepruar me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve për tenderin e tunelit. Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë. Ai ka marrë Ballukun dhe e ka çuar në Ankara, ku u organizua takimi që ia dha tenderin Lubi me 50 milion euro më shumë. Thuhet në regjistrim se bashkëshortja e Ramës është e implikuar në diktimin e fituesve të tenderëve.

Ish-zv. drejtori i përgjithshëm u mor peng, pasi duket se kishte folur në SPAK. U kërkua të tërhiqej dosja ku përflitej Linda Rama. Imagjinoni të shkojnë në Surrel për të kërkuar dokumentet? Ndaj dhe ai doli tani me të gjithë potencialin e tij dhe mori licencë për të vazhduar zgjedhjet në gjykatë,” deklaroi Berisha.

Ai e përshkroi këtë situatë si një mashtrim dhe përpjekje për të manipuluar procedurat e tenderëve dhe zgjedhjeve, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar.