
Policia e Korçës ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe kontrolleve intensive për parandalimin e kriminalitetit në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë një 34-vjeçar, banues në Korçë, i cili shiste doza kanabisi në qytet. Ky shtetas rezulton me precedent penal të mëparshëm për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një 23-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me disa doza kanabisi që kishte blerë nga 34-vjeçari.
Njoftimi:
Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga 34-vjeçari që shiste doza kanabisi, në qytet.
34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 34-vjeçarit. Sekuestrohen doza kanabisi dhe një peshore elektronike, që i posedonte i arrestuari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 23 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi P. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me disa doza kanabisi, që rezultoi se ia kishte blerë shtetasit P. S. Nga kontrolli në banesën e shtetasit P. S., u gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.