
Gjatë seancës së intervistimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për drejtues të SPAK, prokurori Adnan Xholi, u pyet për të dhënë një vlerësim mbi dy drejtuesit që kanë drejtuar institucionin deri më sot, Arben Krajën dhe kreun aktual, Altin Dumanin.
Xholi theksoi se Arben Kraja është dalluar për “pjekurinë dhe eksperiencën shumëvjeçare në hetime”, ndërsa për Altin Dumanin ai vuri në dukje “përkushtimin dhe rolin luftarak në hetim”, duke shtuar se kryeprokurori aktual “nuk tërhiqet përballë asnjë presioni”.
“Tek Kraja vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën disa vjeçare që ka patur në hetim. Te Dumani do vlerësoj përkushtimin dhe rolin e tij luftarak në hetim, nuk tërhiqet përballë asnjë lloj presioni”, tha Xholi.