
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është liruar nga burgu sot. Ai vuajti katër vite burg pasi u dënua për inceneratorin e Fierit.
Lidhur me inceneratorin e Elbasanit, ai ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Elbasanit. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës Koka e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.
Koka u arrestua qe prej dhjetorit 2022. Ai u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me Inceneratorin e Fierit.
Sipas SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
