Vendosni fjalën kyçe....

Kapri në Kuvend: Vetëm afera korruptive, Porti i Vlorës nuk do të nisë punë


Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, në seancën plenare në Kuvend kritikoi ashpër koncesionet e qeverisë, duke i cilësuar të gjitha si jo frytdhënëse dhe me probleme korruptive.

Ai theksoi se asnjë nga kontratat nuk ka sjellë përfitime reale për qytetarët dhe përmendi rastet e shëndetësisë që tashmë janë në SPAK.

Kapri ngriti shqetësimin për Portin e Vlorës, duke paralajmëruar se ai nuk do të nisë punë ashtu si u premtua:

“Me kë koncension ta nisësh më parë. Cili koncension i dhënë nga qeveria ka qenë frytdhënës? Nuk gjen asnjë… Por vetë qeveria e di që Porti i Vlorës nuk do nisë punë sepse e kanë parë sherrin e konsensionerëve dhe se si është dhënë në zyrën e ministres. Si mund të marrë një magazinier operimin e një porti me vlerë 60 mln euro?”

Deputeti kritikoi gjithashtu koncesionin e Thumanë-Kasharit, duke vënë në dukje përfitime të deklaruara dhe shpenzime të mëdha që sipas tij nuk përputhen me realitetin.