Vendosni fjalën kyçe....

Balla “uron” PD-në për 35-vjetorin: Më vjen keq që po ju gjen me rezultatin më të dobët në histori



Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka “uruar” Partinë Demokratike për 35-vjetorin e saj, por mesazhi i tij u shoqërua me kritika të forta për rezultatin elektoral të 11 majit, të cilin ai e quajti “më të dobëtin në gjithë historikun” e kësaj force politike qysh prej rënies së komunizmit.

Gjatë fjalës së tij, Balla renditi humbjet e njëpasnjëshme të PD në zgjedhje, duke theksuar se ky përvjetor i gjen demokratët në pikën më të ulët politike.
“Gëzuar festën e PD, 35-vjetor i rëndësishëm i një prej forcave më të rëndësishme në tranzicionin shqiptar dhe më vjen shumë keq që ky 35-vjetor ju gjen në rezultatin më të dobët historik të PD, më i dobëti se në 1997, më i dobëti se në të gjitha betejat që ju drejtoi Luli, dhe me atë që ju kishte mbetur nga LSI,” tha Balla.

Ai u bëri thirrje demokratëve që, sipas tij, pas serisë së humbjeve të reflektojnë mbi problemet e brendshme të partisë.
“E mira është që pas gjithë këtyre humbjeve ta shikoni problemin tek vetja,” u shpreh deputeti socialist.

Balla komentoi edhe rezultatin e votimit në diasporë, duke theksuar se aty PD nuk mund të justifikojë humbjen me ndikimin e pushtetit.
“Mirë në Shqipëri ka ndikuar shteti e pushteti, po në diasporë ç’ju gjeti? 1 në 3 shqiptarë të diasporës i besuan dhe votuan Ramën,” deklaroi ai.