Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplaset me një Audi në aksin Fier–Levan, makina përfundon në kanal



Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si “Kthesa e Azotikut”.

Sipas informacioneve paraprake, një autobus që po udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili pas goditjes ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.