Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit kapitullon ndaj Manchester City-t, bie edhe Napoli, Juventus e Arsenal pa gabime


Reali i Madridit nuk po kalon një formë të mirë. Pas humbjes së fundit në La Liga me Celta Vigon, madrilenët janë mundur në fushën e tyre nga Manchester City në Ligën e Kampionëve 1-2.

Atletiko e Bilbaos dhe PSG-ja u ndanë në një barazim të bardhë pa gola. Në barazim përfunduan edhe Leverkusen-Njukasëll 2-2 dhe Dortmund-Bogdo Glimt.

Juventusi fitoi ndaj modestëve të Pafos 2-0 ndërsa Napoli u mund në fushën e Benfikës 0-2.

Arsenali nga ana e tij u zgjua pas humbjes ndaj Aston Vilës në Premierligë duke mposhtur Bryzhin në Belgjik 3-0.