
Një makinë shpërtheu të mërkurën pasdite në nyjën rrugore Nahalal, në veri të Izraelit, duke vrarë një burrë, trupi i të cilit u gjet brenda mjetit të përfshirë nga flakët.
Dy kalimtarë të rastit pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi, ndërsa autoritetet mbyllën përkohësisht autostradën 73 në të dy drejtimet, sipas Ynet.
Ekipet e zjarrfikësve nga stacioni Nof HaGalil dhe forcat policore u paraqitën menjëherë në vendngjarje.
Policia njoftoi se ka nisur hetimet për rrethanat e shpërthimit.
Në deklaratën e saj, policia tha: “Oficerët e policisë ndodhen aktualisht në vendngjarje së bashku me shërbimet e emergjencës, dhe incidenti është nën hetim.” Drejtuesit e mjeteve u udhëzuan të kalojnë në rrugë alternative.
Më vonë, zyrtarë të policisë thanë se “nga provat fillestare të mbledhura në vendngjarje, dyshimi është se shpërthimi i makinës është me natyrë kriminale. Brenda mjetit u gjet trupi i një burri, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.”
Fillimisht, shërbimi i ambulancës Magen David Adom raportoi gabimisht se trupi i një gruaje ishte gjetur brenda makinës së djegur.