
Presidenti Begaj ka nderuar me vlerësimet më të larta disa personalitete të vendit.
Me rastin e 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”, kreu i shtetit dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.
Me të njëjtin çmim u nderuan edhe kirurgu i shquar Besim Elezi gjuhëtari Seit Mansaku.
Me urdhrin “Oficer i Madh”, presidenti Begaj dekoroi studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
Me gradën “Oficer i Madh” i “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekorua edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë.
Ismet Elezi, themeluesi i Kodit Penal të Shqipërisë, u dekorua me çmimin “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.
Arkeologia Shpresa Gjongecaj dhe ushtaraku Zyber Dushku u dekoruan “Komandar”.