
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, është ylli i kopertinës së numrit të dhjetorit të Vogue Latin America. Revista prestigjioze e paraqet artisten në një editorial joshës, ku ajo shfaqet me një varëse të diamantesh nga koleksioni High Jewelry i Bvlgari.
Fotografuar nga Los Quien, Bleona vjen në një atmosferë ëndërrimtare dhe elegante, e stiluar nga Venus Fabbricatoredhe ekipi i The Common Room Mexico. Në editorial, ajo mban një fustan të shtëpisë ikonike të modës Maison Alaïa, ndërsa bizhuteritë luksoze të Bvlgari plotësojnë estetikën e sesionit.
Në një intervistë të detajuar për Vogue Latin America, Bleona reflekton mbi rrugëtimin e saj artistik, ndikimin e familjes dhe momentet themeltare që kanë formësuar karrierën dhe identitetin e saj publik.
Ekipi krijues i editorialit “LOOK CLOSELY – THE POWER OF RESILIENCE”:
Shef ekzekutiv: Karla Martínez de Salas
Editor mode: Vale Collado
Drejtor artistik: Claudia Valdeza
Fotograf: Los Quien
Stilist: Venus Fabbricatore dhe ekipi i The Common Room MX
Makeup Artist: Gus Bortolotti
Stilist flokësh: Ernesto Vargas
Producentët ekzekutiv: NOW Open TV dhe Ella Cepeda
Editoriali i plotë do të jetë pjesë e numrit të dhjetorit të Vogue Latin America, një tjetër arritje e rëndësishme për artisten shqiptare që vazhdon të jetë ndër zërat më të spikatur të skenës ndërkombëtare.



