Vendosni fjalën kyçe....

Shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, dëmtohen rrjetet nëntokësore


Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht.

Ngjarja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore.

Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe segmentin tjetër të rrugës.

Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve.

Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

Aksi Pogradec-Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes sa i përket aksidenteve rrugore