Vendosni fjalën kyçe....

Elbasani fluturon në krye, Dinamo kalon lehtë Flamurtarin


Elbasani ka mundur Vllazninë duke konfirmuar formën e mirë që po kalon duke qenë ndër kandidatët kryesorë për titullin kampion. Verdheblutë triumfuan falë një goli dhe tani e shohin veten një pikë më shumë se Egnatia e vendit të dytë.

Vllania nga ana tjetër ka mbetur në vendin e katërt në renditje, katër pikë larg kreut e kësisoj në valle për titullin.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Dinamo ka fituar në fushën e Flamurtarit 3-0. Kampionët në fuqi mbajnë vendin e tretë në renditje ndërsa vlonjatët nga ana e tyre mbajnë vendin e parafundit dhe ndër kandidatët për të zbritur në kategorinë inferiore.