Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Rusia kundër militarizimit të hapësirës por SHBA e sheh si teatër lufte


Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia vazhdimisht e ka kundërshtuar idenë e militarizimit të hapësirës, ​​por veprimet e SHBA-së dhe aleatëve të saj e detyrojnë Moskën të kundërpeshojë këtë kërcënim në rritje.

“Rusia gjithmonë ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtojë militarizimin e hapësirës”– tha presidenti në një takim të qeverisë ruse për politikat ushtarake.

Putini shprehu shqetësim për fuqitë botërore që po rritin aftësitë e sistemeve të tyre hapësinore të cilat kanë njëkohësisht aplikacione ushtarake ashtu si edhe përdorim të dyfishtë.

“Udhëheqja politike dhe ushtarake amerikane e konsideron hapur hapësirën një teatër lufte. Zhvillimet kërkojnë që t’i kushtojmë vëmendje më të madhe forcimit të grupit tonë orbital, si dhe industrive tona të raketave dhe hapësirës.”– tha Putin.

Grupi i ashtuquajtur orbital i Rusisë është një plejadë e më shumë se 150 satelitëve, dy të tretat e të cilave kanë aplikime ushtarake.

Shumica e tyre janë pjesë e sistemeve të komunikimit satelitor ushtarak, por Rusia gjithashtu ka satelitë që monitorojnë lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale si dhe raketa taktike me rreze të shkurtër. Presidenti rus tha se ky sistem paralajmërimi u “përmirësua në mënyrë të konsiderueshme” vitet e fundit dhe u testua me sukses gjatë stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë në tetor.

Këto deklarata të Putinit vijnë në një kohë kur NATO-ja më në fund e bëri hapësirën ​​fushën e saj zyrtare të luftës. Të mërkurën gjatë një samiti në Londër në 70-vjetorin e aleancës, anëtarët e NATO-s e deklaruan hapësirën “fushën e pestë operative dhe të përkushtuar për të garantuar sigurinë e infrastrukturës telekomunikuese, përfshirë 5G.”

Sidoqoftë, asgjë nuk është bërë e ditur publikisht në lidhje me hapat konkretë në këtë drejtim ose vendimet e marra në këtë fushë.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *