Vendosni fjalën kyçe....

Bisedimet në Downing Street me Zelenskyn, Starmer: Qëndrojmë me Ukrainën


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Downing Street për bisedime me Kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Udhëheqësit po diskutojnë planin më të fundit të paqes për Ukrainën, i hartuar gjatë bisedimeve mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Florida javën e kaluar, sipas BBC.

Në komente të shkurtra para takimit, Starmer tha: “ne qëndrojmë me Ukrainën” – ndërsa Zelensky u shpreh se – “duhet të marrim disa vendime të rëndësishme”.

Të dielën në mbrëmje, Donald Trump deklaroi se negociatorët e Zelenskyt “e duan” planin më të ri.

Por ai shtoi: “Duhet të them se jam paksa i zhgënjyer që Presidenti Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin, të paktën deri para disa orësh”.

Ndërkohë, korrespondenti ynë për sigurinë, Frank Gardner, shkruan se duket sikur Evropa dhe SHBA nuk ndajnë më të njëjtin këndvështrim për botën.

Në të njëjtën kohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, me të paktën shtatë persona të plagosur në qytetin juglindor ukrainas të Zaporizhias.