Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Ditën e Rinisë: Azem Hajdari, tribun i lirisë dhe simbol i lëvizjes studentore



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot protestën e Dhjetorit ’90 dhe figurën e Azem Hajdarit, nga monumenti i këtij të fundit në Qytet Studenti, në ditën e shënuar të Rinisë.

Në fjalimin e tij, Berisha e cilësoi Hajdarin si një “tribun të lirisë” dhe nderoi guximin e studentëve që, më 8 dhjetor të vitit 1990, u ngritën për të përmbysur diktaturën më të egër në Europë. “Si uragan i vërtetë, kjo protestë ndau epokat. Ata dolën në rrugët e Tiranës, të vetëm, të braktisur nga shqiptarët dhe Europa. Azem Hajdari dhe studentët e tjerë ishin heronj. Lëvizja Studentore është vepër e pavdekshme. Azem, ti je gjallë!”, tha Berisha.

Kryedemokrati nënvizoi rolin e jashtëzakonshëm të të rinjve dhe veprën historike të studentëve në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, duke e lidhur këtë trashëgimi me aspiratat e sotme të vendit.